Arrest me burg ish-efektivit të antidrogës

18/11/2012 12:30

Gjykata e Tiranës vendosi të dielën masën e arrestit me burg për ish-efektivin e antidrogës, Anoril Cani, i prangosur të premten, pas përgjimeve që treguan se ai udhëhiqte një rrjet të shpërndarjes së narkotikëve dhe armëve luftarake.

E njëjta masë u vendos edhe ndaj katër bashkëpunëtorëve të Canit, Madrid Dule, Gentian Gjoka, Everest Hoxholli dhe Ilis Shehajn.

Si rezultat i pergjimit pas dyshimeve paraprake, u zbulua ne rrjetin e narkotrafikut, se mes tyre ishte i perfshire edhe nje prej specialistet e antidroges, i cili jo vetem i informonte anetaret e tjerë te grupit, por kryente edhe rolin e transportuesit per ta.

Gjate kontrollit te banesave te tyre, pervec sasise prej 52 kilogramesh heroine dhe tetë kilogramësh kokainë, u bllokua një kilogram lende shperthyese e llojit c4, si dhe nje sasi e konsiderueshme fishekesh dhe armësh luftarake.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA