Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Alexander Arvizu, pasi ka vizituar Panairin e Librit i çelur këto ditë në kryeqytet, është ndalur në stendën e Ambasadës Amerikane e prej aty ka përcjellë mesazhe të rëndësishme për arsimin në kuadër të javës ndërkombëtare.

“Për herë të parë ne jemi pjesëmarrës me një tendë në këtë panair dhe jemi këtu për të festuar gjithashtu Javën e Arsimit Ndërkombëtar. Po përpiqemi të promovojmë më shumë studime në Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, theksoi Arvizu.

I pyetur për çështje politike, ambasadori ka preferuar të mos përcjellë mesazhe të drejtpërdretja, por ka dhënë një këshillë: “Nëse prisni që të lëshoj sot një apel, nuk keni për ta marrë, por nëse doni informacion se si të luftoni korrupsionin, në këtë panair ka shumë libra që do ju tregojnë se si të qeveriseni.”

Në stendën e Ambasadës Amerikane kushdo mund të marrë informacione për mundësi studimesh në Amerikë dhe botime informative të Departamentit Amerikan të Shtetit.

 

Top Channel