KiE e alarmuar për drejtësinë

13/11/2012 19:40

Në Shqipëri nuk merr dot drejtësi nëse nuk paguan. Ky është shqetësimi që komisioneri për Drejtesine në Këshillin e Europës i përcjell ministrit të Drejtësisë shqiptar, Eduart Halimi përmes kësaj letre që “Top-Channel” arriti të zbardhë.

Duke nënvizuar se në çdo shoqëri demokratike është element thelbësor mbrojtja ligjore dhe e drejta për proces gjyqësor e çdo individi,  komisioneri i Këshillit të Europës nënvizon një sërë pengesash që nuk ua mundësojne drejtësinë të varfërve në Shqipëri.

Ai i shkruan kreut të dikasterit të drejtësisë shqiptare, se përkundër legjislacionit të miratuar dhe strukturave të ngritura në përputhje me standartet europiane, zbatimi është inegzistent.

Komisioneri per drejtesine ne KiE- thote se ngritja e komisionit te ndihmes ligjore qe ne 2010, i cili ka per detyre te caktoje avokate te paguar nga shteti per te gjithe ata qe nuk e kane mundesine ekonomike, ka nje rezultat tejet te ulet, vetem tre mbrojtje ligjore nga 25 qe kane paraqitur kerkese.  

Nils Muiznjeks, thote se mungesa e informimit te qytetareve per te drejten e mbrojtjes ligjore falas eshte nje nga shkaqet e numrit te ulet te kerkesave.

Por, komisioneri per drejtesi, ve theksin edhe tek precedurat e komplikuara te perzgjedhjes se avokateve, por edhe tarifave te larta per ta.

”Për shkak te kritereve strikte ne perzgjedhjen e avokateve, ka nje numer te kufizuar te tyre. Vetem tete prej tyre mund te marrin çeshtje te caktuara nga shteti. Mungesa e transparences ne procesin e perzgjedhjes si dhe tarifat e tyre eshte nje çeshtje qe duhet konsideruar seriozisht nga autoritetet ne Shqiperi. Vemendje e vecante duhet t’i kushtohet shqetesimit per tarifat e juristeve dhe eksperteve, ne menyre qe kjo te mos jete pengese per aksesin ne drejtesi”, lexohej në letër.

Komisioneri për drejtesine ne KiE vë theksin edhe ne nje tjeter çështje, pagesen 3% për çdo paditës, për të siguruar nisjen e procesit gjyqësor.

”Gjithashtu, une dua te ndaj me ju disa shqetesime qe lidhen me tarifat e gjykatave ne proceset civile. Tarifat gjyqesore per shume mosmarreveshje, eshte 3 % nga vlera e pretenduesit per demshperblim dhe pagesa duhet te kryhet perpara nisjes se procesit ne menyre qe ai te nise. Une jam i shqetesuar pasi me kete lloj sistemi,  u eshte ndaluar nje kategorie te caktuar qe nuk i disponojne keto para, te ushtrojne te drejten e tyre civile ne tilla procese pasi kane veshtiresi ekonomike. Sjell ketu rastin e nje rastin e nje personi ne Shqiperi, viktime e trafikut njerezor, qe nuk iu mundesua kompensimi monetar i dhene nga gjykata pasi ajo nuk kishte mundesi te paguante koston e procesit”, theksohej më poshtë.

Duke i rikujtuar disa here kreut te Ministrise së Drejtesise, se Gjykata Europiane e te drejtave te njeriut detyron te gjitha  vendet qe t’u mundesojne te gjithe shtetasve akses ne drejtesi, Komisineri i KiE mbyll letren me apelin per autoritetet shqiptar: “Dua te shtoj se kerkoj te terheq vemendjen e autoriteteve tuaja, te Keshillit te Europes ne rekomandimin 81.pika 7  ne masat mundesuese te aksesit ne drejtesi, ku theksohet se nuk duhet kerkuar nje shume parash nga palet ose ne emer te shtetit ne pasjen e aksesit ne drejtesi, pavaresisht llojit te çeshtjeve. Per sa me siper i bej thirrje autoriteteve shqiptare te rishikojne dhe te bejne ndryshimet e nevojshme ne sistemin kombetar te ndihmes legale ne perputhje me standartet e Keshillit te Europes”.

Letra e plotë e adresuar nga Këshilli i Europës, ministrit të Drejtësisë, Eduart Halimi

I dashur Minister

Qe nga takimi yne i fundit ne shtatorin e kaluar, une shfrytezoj kete mundesi te vijoj kete dialog konstruktiv ne lidhje me administraten e drejtesise. Ne kete leter une do te desha te fokusohesha ne disa ceshtje qe lidhen me te paturin akses tek drejtesia, gje e cila u soll ne vemendjen time gjate vizites sime atje.
E drejta per akses ne drejtesi dhe ne gjykimet e drejta, ashtu sic parashikohet nenin 6  te Konventes europian te te drejtave te njeriut, eshte nje element thelbesor i shoqerive demokratike. Duke rikujtuar  mbledhja e Keshillit te Ministrave te BE, rezoluta 78(8), per ndihme ligjore , une do te doja te ritheksoja se te patur akses ne drejtesi dhe ne vecanti te atyre me te ardhura te pakta financiare nuk mund, nuk mund te arrihet pa nje sistem efektiv te ndihmes ligjore dhe asistences juridike.

Une kam vene re me kenaqesi qe parlamenti ka adoptuar ligjet ndihmes ligjore. Dhe ne 2010 u themelua komisioni i ndihmes ligjore. Adoptimet dhe publikimet pasuese ne dhjetor te 2011 dhe janar te 2012 nga Ministria e Drejtesise , ishte nje tjeter hap pozitiv duke synuar ndihmen legale. Keto masa jane tregues te qarte se si qeveria e Shqiperise po permbush angazhimet per sistemin e ndihmes ligjore sipas standarteve te BE.
Paverisht ketyre zhvillimeve pozitive, disa mangesi ne funksionimin e sistemit te ndihmes ligjore mesa duket kane mbetur. Une jam i shqetesuar qe rreth informacioneve se deri ne maj te 2012 se komisioni shteteror per ndihmen ligjore, ka dhene ndihme ligjore ne tre raste nga 25 qe kane paraqitur kerkese. Mosnjohja nga publiku e te pasur ne dispozicion e kesaj ndihmet duket se eshte nje prej aryejve per nje nr kaq te vogel te aplikimeve te kesaj natyre. Une isha i inkurajuar nga informacionet se komisioni shteteror per ndihmen ligjore do te kryeje disa aktivitete te ndergjegjesimit qytetar. Ka nje mungese te fushatave sensibilizuese si pasoje e buxheteve te limituara ne dhenien e ndihmes juridike, do te doja t’iu inkurajoja ju ne vendosjen e fondeve dhe burimeve te duhura prane ketij komisioni.

Une ve re se procedurat per aplikim per asistence ligjore, sa i takon personave te cilet perfitojne ndihme sociale, pasi ata nuk jane te detyruar te plotesojne dokumenta shtese kur aplikojne per ndihme ligjore. Komisioni shteteror per  ndihmen ligjore, ka autoritetin te marre nga institucionet parkatese informacionin per mbeshtetjen sociale te aplikantenteve per asistence ligjore. Por, autoritetet nuk e kane ushtruar per personat qe smarrin ndihme sociale por qe kerkojne asistence ligjore. Ata serish duhet te plotesojne nje sere dokumentash per ndihme ligjore. Perfaqesues te shoqerise civile qe une takova ne Tirane nenvizuan  se kjo eshte nje pengese serioze per te pasur akses nga drejtesia, ne veçanti romet dhe grupet me te prekshem, ne vecanti romwt dhe personat me aftesi te kufizuara.

Tjeter çeshtje qe une vura re lidhet me procesin e komplikuar te perzgjedhjes se avokateve te vene nga shteti. Disa nga bashkebiseduesit qe une takova theksuan se per shkak te kritereve te strikte te avokateve, ka nje numer te kufizuar te tyre. Duke iu referuar bashkebidesuesve te mi, vetem tete prej tyre mund te marrin ceshtje te caktuara nga shteti. Mungesa e transparences ne procesin e perzgjedhjes si dhe tarifat e tyre (avokateve  jane raporttuar si ceshtje qe duan nje trajtim te vecante nga sheti, te konsiderohen seriozisht).

Ne kete konteks, dua te kujtoj se sipas rekomandimit 93 pika 1, per nje akses efektiv ne ligj dhe drejtesi e njerezve te varfer, Keshilli i Ministrave te Komisionit Europian rekomandin qe te gjitha vendet anetare te lehtesojne aksesin efektiv ne gjykate te njerzve te varfer, perfshire edhe procedurat per sherbimin e drejtesise falas, si dhe garantimin  e menjehershem te ndihmes ligjore falas kudo ku ai te kerkohet. Vemendje e veçante, i duhet dhene pergjigje shqetesimit per tarifat e juristeve dhe eksperteve ne menyre qe kjo te mos jete pengese per aksesin ne drejtesi. Disa forma kontrolli te sasive te ketyre pengesave duhet te sigurohet. Gjithashu une dua te ndaj me ju disa shqetesime qe lidhen me tarifat per e gjykatave ne proceset civile. Tarifat gjyqesore per shume mosmarreveshje, eshte 3 % nga vlera e pretenduesit dhe pagesa duhet te kryhet perpara. Sipas procedurave paditesi eshte i detyruar te paguaje 3 % te shumes qe kerkohet per demshperblim, ne menyre qe te nise procesi ne gjykate.  Per me teper, une e kuptoj qe gjykatat nuk kane liri veprimi te heqin ose reduktojne keto tarifa. Une jam i shqetesuar pasi me kete lloj sistemi disa persona jane ndaluar ne ushtrimin e te drejtes se tyre civile ne tilla procese pasi kane veshtiresi ekonomike. Mu soll ne vemendje nje rast kun je person i cili  ishte  viktime e trafikut njerezor nuk iu mundesua, kompensimi monetar i dhene nga gjykata pasi ajo skishte mundesi te paguante koston e procesit.

Sipas nje ceshtje gjyqesore ne se Gjykaten Europiane per te Drejtat e Njeriut, e drejta per t’u drejtuar gjykates nuk eshte ceshtje absolute dhe disa per ketyre kufizimeve egzistojne. Keto kufizime gjithsesi duhen jene ne perputhje me qellimin qe duhet te  arrihet. Dua te shtoj se kerkoj te terheq vemendjen e autoriteteve tuaja, te Keshillit te Europes ne rekomandimin 81.pika 7  ne masat mundesuese te aksesit ne drejtesi, ku theksohet se nuk duhet kerkuar nje shume parash nga palet ose ne  emer te shtetit ne pasjen e aksesit ne drejtesi, pavaresisht llojit te ceshtjeve.

Per sa me siper i bej thirrje autoriteteve shqiptare te rishikojne dhe te bejne ndryshimet e nevojshme ne sistemin kombetar te ndihmes legale ne perputhje me standartet e keshillit te europes. Mbetem ne pritje te pergjigjes suaj ne vijimin e nje dialogu kontruktiv dhe bashkepunues.

Top Channel