“Mjaft na nënçmuat”, sheshit Iliria në Tetovë iu vu emri Mashall Tito, shqiptarët ngrihen në protestë
Kryeministri Edi Rama inspektoi sot punimet në “Parkun Retro”, në Bulqizë, ku pa nga afër ecurinë e punimeve në kantier,
Kryeministri Rama vuri theksin tek përfshirja e grave të zonës në menaxhimin e projektit, duke vlerësuar kontributin e tyre në këtë drejtim.
“Gratë e Dibrës janë flori e shkuar floririt, dhe sidomos këtu, gjithë ato gratë që bëjnë mrekullira me duart e tyre, duhet të jenë zot të kësaj pune. Pastaj bashkia dhe FSHZH-ja duhet t’i mbështesin”, tha Kryeministri.
Projekti parashikon integrimin e banesave dhe hapësirave përreth në funksione mikpritëse, si mini-bujtina dhe restorante tradicionale, duke krijuar një përvojë autentike për vizitorët dhe duke gjeneruar të ardhura të drejtpërdrejta për komunitetin.
Top Channel