Berisha: Do të bëjmë ulje taksash

12/11/2012 00:00

Kryeministri Sali Berisha premtoi uljen e mëtejshme të taksave, si rruga
më e mirë e përballimit të krizës së rëndë eknomike botërore dhe si
rruga më e sigurt për rritjen pozitive ekonomike të vendit dhe hapjen e
vendeve të reja të punës nga biznesi.

Kete qendrim Kryeministri e mbajti gjate nje takimi te bizneseve te vogla dhe te meshme shqiptare, te cilet jane anëtaresuar ne rrjetin europian te ndermarrjeve, cka u hap bizneseve mundesi reale per te patur kontakte te reja dhe per t’u njohur me ristite e tregut europian.

“Shqiperia ka vendosur dhe do te vendose rritjen ekonomike ne epiqender te reformave ekonomike dhe krijimit te vendeve te punes.Çdo thirrje per rritje taksash eshte shkaterrim per vendet e punes. Çdo nivel takse qe rritet shkaterron me qindra dhe mijera vende pune. Garantoj biznesin shqiptar dhe te huaj se jo vetem qe nuk do te kete rritje taksash, por do te kete ulje te metejshme te tyre. Ne besojme se parate ne llogarite tuja jane me te vlefshme per shoqerine dhe qytetaret, sesa ne arken publike”, tha Berisha.

Kryeministri Berisha siguroi sipermarresit per nje dialog te vazhdueshem mes qeverise dhe biznesit per te lehtesuar aktivitetin e tyre, duke qene se ndermarrjet e vogla dhe te mesme konsiderohen ne cdo vend te botes si gjeneratori kryesor i vendeve te punes. Kryeministri Berisha i beri thirrje Komisionit Europian dhe institucioneve nderkombetare financiare, qe te rrisin ndihmen e tyre ndaj biznesit te vogel dhe te mesem, ne kete kohe kur sistemit i eshte imponuar vetepermbajtje ne kreditim.

Top Channel