Bulqizë, sërish aksident në minierë

10/11/2012 00:00

Një tjetër aksident i ka ndodhur në galeritë e kromit në zonën D të minierës së Bulqizës.

Burime të policisë thonë se dy minatorë që punonin në një galeri në këtë zonë janë plagosur për shkak se iu është shembur mbi vete masivi i mineralit.

Një prej minatorëve është në gjendje të rëndë në Spitalin Ushtarak në Tiranë.

Të enjten, një aksident i ngjashëm ndodhi sërish në zonën D, nga më të pasigurtat në këtë minierë. Si pasojë e shpërthimit të pakontrolluar të një granate është aksidentuar minatori Mynyr Velia, 65 vjeç, babai i katër fëmijëve.

Burime nga policia lokale bënë me dije se pas mbarimit të turnit të parë, në tentativë për përgatitjen e frontit të punës për turnin e dytë, nga shpërthimi i parakohshëm i një granate, 65 vjeçari u aksidentua dhe për pasojë humbi njërin krah e dëmtoi njërin sy.

Aksidenti më i rëndë u regjistrua disa ditë më parë në Krastë të Martaneshit ku nga shpërthimi i pakontrolluar i një granate, humbën jeten dy minatorët Vehbi Stafa dhe Ermal Elezi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB