Braçe akuzon Berishën

04/11/2012 20:01

Qarku i Beratit, shqetësim kryesor ka mungesën e infrastrukturës.

Rrugët, që lidhin gjithë këtë qark me pjesën tjetër të vendit, janë në
gjendje shumë të keqe. Për këtë arsye, në një konferencë për shtyp në
Berat, deputeti Erjon Braçe ka akuzuar kryeministrin Berisha.

“Për fat të mirë, kryeministri ka qenë brenda këtij muaji 2-3 herë në Berat, por për fat të keq, shurdhëria e tij është ekstreme. Për më tepër, kur kërkon t’i hedhë hi syve të gjithë banorëve të këtij qarku.

Ka kryer një riveshje, të cilën e kam matur sot metër për metër, dhe që nuk është më shumë se 1150 metra lineare e riveshur.

Ndërkohë që, segmente të tëra midis këtyre pjesëve të riveshura, janë kthyer, sidomos në ditë shiu si kjo e sotmja, në moçal total”, tha Braçe.

Top Channel