Fshati Bilçë ne Berat është zona me prodhimin më të madh të ullinjve, veçanërisht të atyre që përdoren për konsum gjithë vjetor dhe jo për vaj.

Klima dhe periodiciteti kanë sjellë këtë vit një sasi të madhe prodhimi disa herë më të lartë se një vit më parë që ishte një vit i varfër.

Por sasitë e mëdha të ullinjve të vjelë kanë mbetur stok sepse tregu nuk i tërheq dot ndërsa vetë fermerët e kanë të pamundur t’i përpunojnë apo konservojnë.

Mungesa e kapaciteteve përpunuese të këtij prodhimi rrezikon që sasitë e mëdha të ullinjve që janë vjelë dhe po vilen në Qarkun e Beratit të shkojë dëm.

Në këtë fshat janë disa dhjetra-mijë rrënjë ullinj dhe e gjithë zona e ka të lidhur jetesën me këtë produkt.

Top Channel