Krujë, burri vret gruan me sopatë
21/10/2012 19:45
Një tjetër krim i rëndë brenda familjes ndodhi këtë herë në Krujë, kur bashkëshorti Bashkim Zogu 34 vjec, goditi me sopatë të shoqen 21 vjecare.
Flutura Zogu u dërgua fillimisht në spitalin lokal dhe më pas drejt Spitalit Ushtarak për shkak të gjendjes së rëndë, ndërsa policia ndaloi autorin.
Nga hetimet paraprake të bazuara në dëshminë e të ndaluarit, bëhet e ditur se ngjarja ndodhi për motive xhelozie.
Dy ditë më parë, një tjetër grua, nënë e dy fëmijëve të vegjël, humbi jetën nga goditjet me çekic në kokë. Edhe për Lime Dedejin, policia deklaroi si motiv të krimit xhelozinë e bashkëshortit.
Ata jetonin në varfëri nën të njëjtën cati, por prej pak javësh ishin divorcuar.
Top Channel