Sanders lë pas tradhëtinë me Stewart

19/10/2012 17:20

Rupert Sanders dhe Kristen Stewart duket se kanë diçka të përbashkët edhe në distancë.

Ndonëse shumë larg njëri-tjetrit, protagonistët e një prej tradhëtive më të përfolura në histori, të dy u fotografuan gjatë së premtes të rikthyer tek partnerët e tyre.

Disa orë pasi aktorja 22-vjeçare u fotografua në intimitet me Robert Pattinson, edhe regjisori Sanders, përfundoi në gazetat rozë në shoqërinë e së shoqes, modeles Liberty Ross.

42-vjeçari dhe bashkëshortja e tij u fotografuan duke u përqafuar pas një seance këshillimi, në një klinikë në Los Anxhelos.

Ashtu si Pattinson, edhe Ross duket se ka kaluar goditjen fillestare të tradhëtisë dhe është e vendosur të kalojë këtë periudhë krize përkrah babait të dy fëmijëve të saj.

Top Channel