Nicole Kidman heq dorë nga ‘Nymphomaniac’

19/10/2012 16:30

Nicole Kidman pranoi gjatë verës ofertën për të qenë protagonistja kryesore e filmit ‘Nymphomaniac’, projekti më i ri i regjisorit Lars von Trier që analizon eksperiencat seksuale të një gruaje nimfomaniake.

Por, aktorja e famshme hollivudiane ka ndërruar mendje dhe ka hequr dorë nga roli kryesor në këtë film erotik.

“Edhe pse ende nuk ka asgjë zyrtare, Nicole nuk ndihet rehat me skenat erotike që kërkon Von Trier. Tashmë që po dalin detaje të ndryshme në media, ajo ka frikë se polemikat mbi këtë film mund të ndikojnë për keq tek imazhi i saj”, u shpreh një burim për ‘The Hollywood Reporter’.

Disa muaj më parë, Shia LeBeouf, i cili e ka pranuar rolin në këtë film, është shprehur se skenat e seksit do të jenë 100% reale.

Top Channel