Bullock gjen kohë për të birin

19/10/2012 18:20

E lodhur nga intesiteti i jetës së vrullshme të Hollivudit, Sandra Bullock vendosi të shkëputej dhe t’i përkushtohej mashkullit më të rëndësishëm ët jetës së saj.

E fotografuar të enjten nën diellin e ngrohtë kalifornian, Sandra dhe djali i saj Louis kaluan të gjithë ditën me njëri-tjetrin, duke vizituar dyqane të ndryshëm, midis të cilëve një kohë të gjatë kaluan në një dyqan lulesh.

Kjo ishte një shfaqje e rrallë në publik për aktoren 48-vjeçare, përkrah djalit të saj të birësuar 2-vjeçar.

Në nënë e vetme, Sandra është shprehur më parë se birësimi i Louis ka qenë vendimi më i mirë që ka marrë në jetën e saj, por për shkak të impenjimeve të punës, ajo është e detyruar që ta lërë shpesh të birin në shoqërinë e dados së tij.

Top Channel