Carmen Electra i rikthehet muzikës

18/10/2012 21:10

Carmen Electra do i rikthehet muzikës 20 vjet pas eksperiencës së saj të parë e ndihmuar nga Prince. Modelja e Playboy-t është shprehur për revistën ‘Glamoholic’ se do të lançojë një këngë të re së shpejti.

40-vjeçarja bëri të ditur se kënga me titull ‘I Like It Loud’ do të lançohet në datën 13 nëntor.

“Kënga do të jetë shumë e kërcyeshme. Më pëlqen shumë”, shprehet modelja, e cila ka debutuar për herë të parë në botën e muzikës në vitin 1993 me katër këngë: Go-Go Dancer, Everybody Get on Up, Fantasia Erotica dhe Fun.

Por kritikat e ashpra bënë që Electra të hiqte dorë nga muzika dhe të përqendrohej në karrierën si modele dhe në interpretimin në disa filma komedi.

Top Channel