Butler: Nuk jam i alkoolizuar

18/10/2012 17:40

Aktori Geralt Butler mohoi spekulimet se ai është i alkoolizuar, pasi u shtrua në një klinikë rehabilitimi më parë gjatë vitit.

42-vjeçari u shtrua në një klinikë pasi pësoi një aksident në drejtimin e një sërfi, në muajin shkurt, me sa duket për një arsye të tjetër, atë të depresionit.

”Mbase një person më i fortë se unë nuk do të kishte pasur nevojë që të shtrohej në atë klinikë. Kur dëgjon se është një klinikë rehabilituese duket sikur je me të vërtetë rëndë, por tashmë jam i lumtur që iu nënshtrova asaj terapie”, deklaroi aktori.

”E di që kam bërë shumë gabime në jetën time. Njëkohësisht, kam bërë edhe shumë zgjedhje të sakta, por ju siguroj se nuk fus në gojë një got alkool prej 15 vitesh tashmë”.

Protagonisti i filmit “300”, Butler, njëkohësisht i kërkoi mediave që të mos vazhdojnë më me spekulimet që e paraqesin si të alkoolizuar, pasi kjo është diçka e cila me të vërtetë e bën të ndihet keq.

Top Channel