Aksidenti pranë Korçës, humb jetën kalimtari

17/10/2012 21:20

Një kalimtar humbi jetën në aksin rrugor Korçë-Pogradec, pasditen e së mërkurës, pasi u përplas nga një makinë në lëvizje në afërsi të fshatit Petrushë.

Viktima, i identifikuar si shtetasi Reshat Amolli, humbi jetën në vendngjarje.

Mjeti shkaktar i aksidentit, një makinë me targa maqedonase, nuk u ndal për të dhënë ndihmën e parë dhe tentoi të largohej me shpejtësi.

Megjithatë, policia bëri të mundur ndalimin e mjetit disa minuta më vonë dhe ndaloi shtetasin maqedonas ne drejtim, identiteti i të cilit për momentin nuk është bërë i ditur.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA