Kayne shmang sherrin me ish-in e Kim

16/10/2012 01:00

Ishte një moment tepër i vështirë për të gjithë të pranishmit, kur Kim Kardashian dhe Kanye West për pak sa u përplasën me ish-të dashurin e saj, Reggie Bush, mbrëmjen e së dielës. Por, prezenca aq afër e futbollistit, ndërkohë që çifti po darkonte në shtëpinë luksoze “Prime 112” në Majemi, duket se vetëm sa “i ngriu” gjakun Kimit.

35-vjeçari u irritua së tepërmi, kur një grua me kamera nga jashtë restorantit e pyeti këngëtarin, nëse e kishte uruar Bushin, i cili do të bëhet baba për herë të parë. Duke buzëqeshur në mënyrë ironike, ylli i muzikës në SHBA shkoi në drejtim të gruas dhe i rrëmbeu kamerën.

Ndërkohë, Kim u pa në krah të tij me një buzëqeshje të sforcuar, që i kalonte instiktivisht para fytyrës. Kim u përpoq të qetësonte Kanye, duke e mbajtur të lidhur pas krahëve. Me të mbaruar, çifti u largua më në fund nga restoranti, duke u zhdukur me shpejtësi në mesnatë me makinën e Kanye.

Është disi surprizues që Kanye u lëkund pas përballjes rastësore me ish-in e Kim Kardashian, teksa këta të dy kaluan një periudhë 2-vjeçare së bashku, duke shkuar shumë pranë martesës. Kim dhe Reggie janë aktualisht në Majemi, por përpiqen të shmangin takimet e afërta nëpër restorante, siç ndodhi mbrëmjen e së dielës.

Top Channel