Ti vësh zjarrin vetes publikisht është pa dyshim një shprehje e dëshperimit ekstrem, kryesisht kundrejt indiferencës që tregojnë autoritetet ndaj vuajtjes njerëzore dhe kërkesave për ndryshim.
Por, siç u argumentua ne “Pasdite” ne “Top-Channel” mund të jetë edhe një shenjë e vetëdijshme ekstreme dhe aspak dëshpëruese për t’i dhënë të tjerëve, përmes sakrificës personale, kurajon e munguar për t’u ngritur.
Me një zjarrvenie personale nisi edhe Pranvera Arabe, lëvijza masive popullore që rrëzoi nga froni shumë diktatorë, pasi ishin “kalcifikuar” në krye të shtetit me dhjetëra vite.
Gjithçka filloi në Tunizi më 17 dhjetor të vitit 2010, kur një 26 vjeçar me emrin Mohamed Bouazizi, një shitës frutash që mbante me punën e tij raskapitëse nënën dhe 6 motra e vëllezër u konfliktua me një polic, i cili qëllon shitësin publikisht.
Duket se kjo ka qene edhe pika qe mbushi kupen e hidherimit te tij dhe menjehere pas ketij turpi publik ai doli perballe godines se qeverise dhe i vuri flaken vetes.
Ky akt deshperimi krijoi nje rezonance te menjehereshme tek te gjithe dhe po ate dite, ne qytetin e Sidi Bouzidit nisen protestat masive.
Nje muaj me vone, diktatori Ben Ali u detyrua të largohej nga vendi pas më shumë se dy dekadash në pushtet.
Por, 26 vjeçari i ndjere nuk ishte i vetmi. Zjarrvënia personale u shndërrua në një “armë politike” në shumë vende arabe gjatë vitit që shkoi.
Kemi edhe plot raste te tjera si ai i Egjiptit kur nje i papune 35 vjeçar i vuri flaken vetes fillimisht, me pas te njejtin veprim e perseriten edhe disa punetore te tjere.
Me pas vjen rasti i Marokut kur disa te papune te deshperuar i vune zjarrin vetes ne shenje paralajmëeruese per qeverine.
Njeri prej tyre humbi jeten. Një tjetër rast, i fundit për bnga kronologjia, u regjistrua në Izrael korrikun e këtij viti. Një 40-vjeçar i vendosi flaken vetes gjatë nje proteste kunder rritjes se kostos se jeteses ne Tel Aviv.
Top Channel