Tepelenë, kapen pesë klandestinë
07/10/2012 09:15
Pesë klandestinë u kapën mëngjesin e së shtunës në afërsi të Tepelenës, ndërsa trafikoheshin për në Malin e Zi.
Lajmi u konfirmoi nga burime policore, që bënë me dije se në pranga u vendos shtetasi Nekim Koçi, në mjetin e të cilit u gjetën klandestinët.
Ndaj tij është hapur një procedim penal, ndërsa po punohet që të zbulohet skema e plotë e trafikimit.
Katër shtetasit algjerianë dhe një sirian kishin paguar nga 1 500 euro secili për t’u transportuar në Malin e Zi, nga ku besohej se do të udhëtonin për në një vend europian.
Top Channel