Tentuan të korruptojnë policinë për të shmangur ndëshkimin, në pranga dy shtetas
Trojet buzë detit vazhdojnë të prodhojnë konflikte. Një ditë më parë një objekt banimi dhe lokal është prishur nga Inspektoriati Ndërtimor i Durrësit në bashkëpunim me Tiranën, ndërkohë që një familje ka mbetur në qiell të hapur.
Objekti, që ndodhet në lagjen 1 të qytetit bregdetar, tek Bërryli, ishte në proçes legalizimi, ndërkohë që është në vazhdim edhe një proçes gjyqësor për pretendimet ndaj tij.
Ndërkaq, një kallëzim penal është bërë në prokurorinë e rrethit gjyqësor Durrës nga shtetasi Vlash Lala, për dhunë të ushtruar nga policia dhe inspektorët e ndërtimit gjatë përpjekjeve për mos zbatimin e urdhërit të prishjes për aq kohë sa çështja është në gjyq.
Aty ku është prishur objekti pritet të ndërtohet një pallat shumëkatësh. Makinerite për hapjen e themeleve mbi rrënojat e objektit të prishur kanë mbërritur, ndërkohë që familjarët shprehen të bindur se nuk do të largohen nga vendi që e konsiderojnë pronë të tyre, derisa për të të shprehet ALUIZNI dhe gjykata.
Top Channel