Apolonia është tashmë nën pushtimin e një grupi miks arkeologesh. Ata
udhëhiqen nga një arkeolog shqiptar, por një pjesë e madhe janë nga
Gjermania.

Tre vajza janë nga Rumania dhe në kohën e drekës mund të ndeshësh fare mirë me pjestarët francezë të ekipit.

Të gjithë janë të ndryshëm, në kombësi, në pamje apo gjuhe, por e kupton që janë të gjithë arkeologë.

Stili
i veshjes, edhe kur nuk janë duke punuar është i ngjashëm, një
prakticitet ekstrem. Karakteristika tjeter që i bashkon është humori.

Agato
është hungarezo-rumune dhe vjen për herë të parë në Shqipëri. “Te them
te drejten eshte e jashtezakonshme të jetosh kështu. Eshte me mire se te
dalesh me miqte pasi ne jemi gjithashtu miq kolege dhe bashkejetues
ketu. Pastaj, nuk ka asnje dite monotone, Shqiperia eshte kaq e bukur
dhe duke qene se jam per here te pare ketu, mesoj çdo dite dicka te
re’’, shprehet ajo.

Kristina eshte nga Berlini. Vajza bionde
duket shume e frymezuar nga filmat e Angelina Jolie, ne rolin e Lara
Croft si arkeologia simpatike, por mos u genjeni nga pirset apo
tatuazhet e Kristines, pasi ajo eshte nje profesioniste e perkushtuar.

“Ne
jemi eksplorues te historise dhe perpiqemi te marrim sa me shume
informacione per brezat dhe te hedhim drite mbi pjeset e erreta te
historise’’, thotë e reja gjermane. ‘’Eshte një punë shume ngazellyese.
Ti mendon per copat e qeramikes qe gjen apo zbulimet e tjera. Kur i
zbulon fillimisht mahnitesh nga bukuria dhe mendimi qe te pershkon koken
eshte fakti qe ato zbulime kane dy mije vjet te varrosura nga koha dhe
t’i je personi i pare qe po i sheh dhe prek pas kaq shume kohesh dhe t’i
do ia tregosh ato botes. Eshte nje ndjesi e jashtezakonshme’’.

Pas
darkës, te gjithe shijone mbremjet e fresketa ne veranden e perbashket.
Shtepia e arkeologeve eshte nje vend vertet interesant. Dy arkeologe te
tjera nga Gjermania kane qe ne vitin 2006 qe vijne te germojne
Apolonine shqiptare.

Me një shqipe të pastër, të dyja janë të
afta që të flasin për gërmimet, jetën e tyre të përditshme dhe kohën e
shkëlqyer që janë duke kaluar në vendin tonë.

“Bejme ekskursione
te vogla neper vend. Plazhi eshte fantastik edhe ne tetor, madje edhe
dalim me punonjesit, sigurisht nuk jane takime dashurore, por dalim
mbremjeve’’, thotë njëra prej tyre.

Shqiperia nuk eshte shume e
zbuluar sa vende te tjera per shkak te historise se afert. Per
shkencetaret perendimore eshte me e lehte dhe interesante puna ketu
sepse mund te germojne vende te panjohura, por ka dhe vende si durresi
ku nuk mund te punohet pasi trashegimia eshte shkaterruar pothuasje 
plotesisht.

Ka vetem nje shprese qe eshte te kuptohet qe nuk
duhet te nenveleresohet me vlera e monumenteve apo siteve arkeologjike
dhe te lihen arkeologet te punojne.

Pergjate te gjithe
kohezgjatjes se ekspedites, keta njerez jetojne bashke. Punojne nen
diellin pervelues te fushes se Myzeqese dhe zbabiten nen perendimin e
mrekullueshem te adriatikut jugor.

Mes arkeologëve, mos prisni
aventura me ndertesa te lashta e te mallkuara. Do te gjeni njerez
zbavites por dhe shkencetare qe dashurojne qytete te pothuajse te
humbura

Top Channel