“Të bashkuar në diversitet”, motoja që identifikon presidencen shqiptare
të Këshillit të Europës, është konkretizuar në disa pika sensitive, kur
autoritetet shqiptare bashkë me ECRI-n, Komisionin Europian kundër
Racizmit dhe Intolerances, diskutuan në Tirane ecurinë e përmbushjes së
rekomandimeve të këtij organizmi për Shqipërinë.

ECRI e ve theksin tek 3 rekomandime, qe kane te bejne me permiresimin e legjislacionit, rekomandim te cilin Shqiperia e ka permbushur, si dhe tek ndergjegjesimi me i madh i autoriteteve perkatese, per te bere me efikas luften kunder diskriminimit racial, ku perfshihet kujdesi ndaj komunitetit rom dhe egjiptian.  

Komisioneri per Mbrojtjen ndaj Diskriminimit, Jean-Charles Sacotte, ve ne dukje se pavaresisht progresit, qe nga publikimi i raportit te fundit, ka ende disa mangesi, kryesisht ne koordinimin mes autoriteteve shqiptare.

“Kur zbresim ne terren, konstatojme qe ka shume probleme, sidomos me popullsine rome, lidhur me menyren e jeteses, me mjetet e tyre te jeteses, problemet shkollore dhe me veshtiresite qe ato hasin per t’u integruar apo per te patur akses ne sherbime te ndryshme. Duhet nje bashkeveprim me i organizuar i te gjitha hallkave, ne menyre qe ato te funksionojne. Por jo vetem kaq, duhet nje bashkepunim i vete komunitetit rom, te cilet jo gjithmone jane shume aktive dhe, nga ana tjeter, mund te kene nje stil jetese qe nuk kuptohet gjithmone mire nga pjesa tjeter e shoqerise”, tha Sacotte
 
Te tilla takime kane per qellim te kontribuojne ne debatin kombetar ne luften kunder diskriminimit dhe intolerances ne Shqiperi, si dhe te ndergjegjesojne opinionin publik rreth ketyre çeshtjeve, qe konsiderohen si pjese e rendesishme e funksionimit te nje shoqerie tolerante, te qyteteruar dhe demokratike.  

Top Channel