Lushnje, vetëdorëzohet autori i aksidentit
02/10/2012 00:00
Është vetëdorëzuar në policinë e Lushnjës i dyshuari si autori i aksidentimit për vdekje të dy personave mbrëmjen e së hënë në këtë qytet.
Sipas njoftimit nga uniformat blu të qytetit të Lushnjes, mësohet se shtetasi Altin Nezha është vetëdorëzuar në polici. Vetëdorëzimi, thuhet në komunikatë, ka ardhur pas disa orësh negociata mes të dyshuarit dhe uniformave blu.
Pas prangosjes, Nezha do të përballet me drejtësinë për akuzën e vrasjes në aksident dhe braktisjes së viktimave.
Top Channel