Laç, plagoset me armë zjarri kreu i Shëndetit Publik

02/10/2012 00:00

Mëngjesin e sotëm një mjek në qytetin e Laçit është plagosur me armë
zjarri. Ai është Arben Bruka, 37 vjeç, njëkohësisht kreu i Shëndetit
Publik.

Bruka pronar edhe i nje farmacie ne kete qytet qe ndodhet perballe spitalit, ishte duke hapur deren kur eshte qelluar me arme zjarri automatike, plumbat e kane plagosur rende ne kembe dhe mjeku ndodhet ne Spitalin Ushtarak.

Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e ngjarjes së rëndë, ndërkohë që ende nuk dihen autorët e plagosjes së mjekut. Paraprakisht dyshohet se ngjarja mund të ketë lidhje me profesionin e Brukës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB