Live/ Sot dy protesta kombëtare në kryeqytet / Studentët mblidhen para Ministrisë së Arsimit, PD marshon drejt Rrugës së Durrësit, 1500 forca policie në gatishmëri Viktor Gushi preferonte që grabitjet t’i kryente vetëm të premten, sepse
kjo ishte dita e tij me fat dhe pas kryerjes së tyre ai lutej në kishë
me orë të tëra, duke i thënë Zotit: “Të lutem mos më lejo të bëj ndonjë
gjë të keqe”.
Kështu e pershkruan Prokuroria në përfundim të hetimeve të pandehurin Viktor Gushi, i cili do të gjykohet për 15 vepra penale, mes të cilave vjedhje me pasojë vdekjen e dy personave, vjedhje me armë tetë herë, vjedhje e mbetur në tentative në pese raste, plagosje e rëndë me dashje në tre raste dhe mbajtje pa leje të armëve luftarake. Shuma totale e grabitur neper banka dhe arkat e ujesjellesit kap shifren e tre milione lekeve dhe 945 eurove.
Prokurorja Lindita Ziguri i ka mbyllur hetimet për 45-vjeçarin Viktor Gushi, më 27 shtator, duke e derguar dosjen ndaj tij per gjykim ne gjykaten penale.
Duke pershkruar profilin e tij ne dokumentat qe Top Channel disponon, prokurorja Ziguri thote, se Gushi preferonte te qendronte i vetem ne menyre, qe siç shprehej i pandehuri, te mos perzihej me te tjeret që edhe ata të mos përziheshin me të. Synimi i tij,- vijon Prokuroria,- ishte te krijonte nje shume te caktuar parash, qe me ne fund te kishte biznesin e tij dhe t’i krijoheshin kushtet qe te formonte nje familje.
Mekanizmi i ngjarjeve eshte i njejte ne te gjitha rastet. Ai hynte i maskuar ne objekt, perdorte arme zjarri per te paralizuar punonjesin e sigurise, mbante nje qese te gatshme ku do te fuste parate dhe te gjitha keto veprime i kryente brenda nje kohe qe nuk i kalonte 30, deri ne 46 sekonda. I pandehuri, thuhet ne kerkesen per gjykim, nuk vuan nga ndonje semundje psikike dhe eshte i pergjegjshem per veprat qe ka kryer.
Sipas Prokurorise, i pandehuri ka shpjeguar gjate hetimeve, se si e kishte vrare argjendarin Rrapo Sinanaj, ku sipas tij, e kishte qelluar me plumb ne gjoks, pasi kishte kujtuar se viktima kishte shtypur butonin e alarmit, ndersa per vrasjen e arketares ne sheshin ‘Shtraus’, sipas tij, e kishte vrare pasi ajo ishte vonuar t’i jepte leket dhe se nuk i kishte dhënë atij sasinë e kërkuar.
Top Channel