Korçë, gjendet mina e kohës së luftës

29/09/2012 17:10

Një minë anti-tank e cila i përket periudhës së Luftës së Dytë Botërore është zbuluar mëngjesin e së shtunës në fshatin Ponçare të Devollit.

Sipas të dhënave, mina është konstatuar nge një bari i zonës në një rrugë dytësore të fshatit, e cila nuk ishte shumë e frekuentuar.

Për disa orë rruga është bllokuar nga policia e komisariatit të Devollit, pasi u kërkua edhe ndërhyrja e forcave xheniere nga Tirana për të bërë të mundur demontimin e minës.

Sipas të dhënave, mina me një peshë prej 8 kg i përkiste luftës italo-greke.

Top Channel