Berisha u flet nxënësve mbi opozitën

28/09/2012 00:00

Kryeministri Sali Berisha mori pjesë në inaugurimin e një shkolle
9-vjeçare në Baldushk, një rast ky që kreu i Qeverisë nuk e shfrytëzoi
vetëm për te vene ne dukje investimet per ndertimin dhe rindertimin e
shkollave.

Kryeministri Berisha e shfrytezoi kete rast dhe per te vene ne dukje sjelljen e opozites, qe sipas tij, me bllokimin e disa ligjeve me shumice te cilesuar duke perdorur qarkun e Fierit, synon bllokimin e integrimit europian te vendit.

“Ju jeni fëmijë, por prindërit e mësuesit tuaj duhet t’ju shpjegojnë juve se vendimet e gjykatave, sido që të duken, të drejta apo të padrejta, ka vetëm një rrugë: t’i apelosh në gjykata dhe t’i zbatosh. Nuk mundet kurrë që një vendim që të pëlqen ta zbatosh dhe një vendim që nuk të pëlqen ta hedhësh poshtë e të thuash nuk e njoh, se pastaj drejtësia nuk ekziston. E thashë këtë që t’ju bëj thirrje që të bisedoni me prindërit tuaj dhe të mos harroni karriget bosh, të lëna në komision e parlament, se kanë vetëm një qëllim, të errësojnë ëndrrën tuaj më të bukur e më fisnike të Shqipërisë europiane. Ne edhe pak do ta bëjmë këtë ëndërr të vërtetë”, tha Berisha.

Kryeministri Berisha theksoi se Qeveria e tij po ben te gjitha perpjekjet, qe nepermjet modernizimit te infrastruktures rrugore, te ndertimit te shkollave te reja, rritjes se pagave dhe pensioneve, krijimit te klimes se favorshme per biznesin dhe thithjes se investimeve te huaja te krijoje standardet e jeteses europiane per qytetaret shqiptare. Ne inaugurimin e shkolles ne Baldushk kryeministri Berisha premtoi edhe perfundimin se shpejti te projektit qe lidh kete zone ne periferi te Tiranes me Paprin dhe Elbasanin. 

Top Channel