Gjykata Penale e Tiranes e cilësoi të ligjshëm arrestimin e 35-vjeçarit Blerim Metaliaj, duke e lënë atë më masën e arrestit me burg pa afat.
Vendimin e masës e dha gjyqtarja Alkelina Gazidede, duke i referuar Blerim Metalisë akuzën e dhunës në familje, pak ore pasi ai u prangos në kushtet e flagrancës për shkak të dhunës ndaj të shoqes Bembe Metaliaj.
Gjate masës së sigurisë, i pandeheuri u shfaq i penduar dhe i deklaroi gjykatës se e kishte goditur të shoqen në kushtet e tronditjes së fortë psikike.
35-vjeçari u arrestua gjatë procesit civil për zgjidhje martese, gjyq që po zhvillohej në zyrën e gjyqtares Kace Agolli.
Ndërsa u arrestua pas këtij veprimi të dhunshem, sikur të mos mjaftonte ky akt, ai në prani të policisë sulmoi edhe një kameraman , i cili po filmonte te akuzuarin në çastet që po dilte nga gjykata.
Top Channel