Aksident në Levan-Tepelenë, vdes fëmija

18/09/2012 22:40

Një fëmijë 7 vjec ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti  automobilistik në autostradën Tepelenë -Levan.

Fëmija ka qenë duke kaluar në krahun tjetër të autostradës në  drejtim të fshatit ku ai banonte kur është goditur nga automjeti.

Mësohet se automjeti drejtohej nga drejtori i burimeve njerëzore në Ministrinë e Shëndetësisë, Petrit Ponari.

Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë të cilët kanë nisur të hetojne mbi aksidentin me pasojë vdekje si dhe kanë shoqëruar drejtuesit e automjetit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA