Në vitet ’80 u shndërrua në një ikonë të kinematografisë aksion dhe tani fansat e tij do të kenë mundësinë ta shohin sërish Robocop-in sepse në Toronto kanë nisur xhirimet e filmit të ri të policit-hero.

Aktori Joel Kinnaman është parë me kostumin e Robocop-it në sheshxhirim, ku ishte e pranishme edhe aktorja Abbie Cornish.

Në kastin e filmit do të bëjë pjesë edhe Michael Keaton, i cili do të luajë rolin e Raymond Sellars, shefin e korporatës që ndërtoi Robocop-in në filmin e vitit 1987. Gary Oldman dhe Samuel L. Jackson do të jenë të tjerë protagonistët e tjerë në filmin me regji të Jose Padilha.

Filmi i ri “Robocop” do të shfaqet për herë të parë në 9 gusht të vitit të ardhshëm.

Top Channel