Foto/ Veshja që tërhoqi gjithë vëmendjen, Charlize Theron shfaqet me një look të ri në turin botëror të “The Odyssey”
“S’ka asgjë më të keqe për një fëmijë se sa të rritet nga dy prindër meshkuj”. Kjo ka qenë deklarata e Rupert Everett, aktori britanik i shndërruar në ikonë të komunitetit homoseksual, pas shfaqjes haptazi të bindjeve seksuale.
Everett, 53-vjec i bërë i famshëm në rolin e tij në filmin e vitit 1996 “Martesa e mikut tim më të mirë”, përkrah Julia Roberts dhe Cameron Diaz, nuk përmendi emra në deklaratën e tij, por ishte mëse e kuptueshme që ‘thumbimi’ shkoi për Elton John. Këngëtari homoseksual britanik birësoi Zachary-n, i angazhuar ta rrisë bashkë me partnerin e tij, David Furnish.
“Është e vështirë rritja e një fëmije kur ka dy prindër të famshëm, imagjino sa e vështirë duhet të jetë kur këta dy prindër janë homoseksualë?”, tha Everett.
Megjithatë, Sir Elton John nuk është i vetmi “baba-nënë” i famshëm. Miguel Bose, 56 vjec birësoi 2 binjakë të lindur një vit më parë, dhe po dy binjakë (nga 4 vjeç) po rrit Ricky Martin.
Top Channel