Një aksident me pasojë vdekjen e një kalimtari ka ndodhur mbrëmjen e së dielës në Elbasan.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në aksin Elbasan-Bradashesh, pranë Metalurgjisë. Mjeti me targa EL 6618 B, me drejtues Abedin Hyseni, ka aksidentuar për vdekje 40-vjeçarin Astrit Myrto, i cili ka qenë duke kaluar në anën tjetër të rrugës.
Burime zyrtare të policisë bëjnë me dije se Myrto ka gjetur vdekjen e mënjëhershme si pasojë e plagëve të rënda që ka marrë në trup.
Trupi i pajetë është dërguar në morgun e Elbasanit për t’iu nënshtruar ekspertizës mjeko-ligjore. Në vendin e ngjarjes ka shkuar grupi hetimor për të nisur zbardhjen dhe rrethanat në të cilën ndodhi aksidenti.
Ndërkohë drejtuesi i mjetit është shoqëruar në komisariat, për veprën penale të rregullave të qarkullimit rrugor.
Top Channel