Lojërat e erës me fustanin e Katie

15/09/2012 00:00

Katie Holmes duket gjithnjë e më çlirët që pas divorcit me Tom Cruise.
Aktorja u fotografua ndërsa ecte në rrugët e New York City e veshur me
një fustan të shkurtër ciklamin.

Era dukej se bëri disa lojëra lozonjare me aktoren, duke ia ngritur fustanin. Megjithatë Katie dukej e pashqetësuar, thjesht përpiqej të vendoste gjërat në vend dhe të ecte krenare.

Katie, pas divorcit, duket sikur ka rifituar lirinë e munguar. Gjithnjë e më shpesh është fotografuar e qeshur, më e qetë dhe në shëtitje me vajzën e saj Suri, e cila tani ka nisur edhe shkollën.

Top Channel