Një automjet i Gardës së Republikës që bënte pjesë në Eskortën e
Presidentit të Republikës është aksidentuar të premten për pasojë humbi
jetën drejtuesi mjetit dhe u aksidentua një person i dyte që te dy
punonjes te Gardes se Republikes.

Ata ishin pjese e eskortes qe po shoqeronte persidentin qe ishte nisur per vizite ne qytetin e Ohrit. Automjeti doli nga rruga ne fshatin Lolaj te Peqinit ne aksin Elbasan-Peqin. Automjeti eshte me targe Tirane 42 45 K dhe viktima eshte drejtuesi i mjetit Arben Zhuzhi, 37 vjec.

Personi i plagosur eshte Vilson Tabaku, 33 vjec i cili eshte derguar ne spitalin e Elbasanit. Segmenti rrugor ku ka ndodhur aksidenti eshte shume i njohur per ngjarje te ngjashme. Prezenca e ujit ne rruge dhe shpejtesia e mjeteve jane shkaqet kryesore te aksidenteve qe ndodhin aty.

Top Channel