Modelet janë vënë prej kohësh në qendër të kritikave për krijimin e një imazhi të deformuar mbi atë që quhet e shëndetshme.

Shumë prej tyre, jo vetëm që janë të dobëta, por shkojnë deri në kufirin e anoreksisë për të ruajtur linja të konsideruara të hijshme.

Megjithatë, 23-vjeçarja Robyn Lawley është ndër të paktat që del kundër rrymës.

Një modele australiane, Lawley është bërë e famshme nëpërmjet etiketimit si “obezja” e industrisë së modës.

Fotografitë e saj të fundit joshëse tregojnë më së miri përse linjat e saj, ndonëse jo perfekte, janë aq të lakmuara.

Top Channel