Megan Fox, një muaj nga lindja

14/09/2012 12:50

Megan Fox është vetëm një muaj larg lindjes së fëmijës së saj të parë, me bashkëshortin Brian Austrin Green.

Megjithatë, edhe pse tetë muajshe dhe me një bark dukshëm të fryrë, Fox u duk tërheqëse si gjithmonë, ndërsa u fotografua duke shëtitur përkrah bashkëshortit të saj.

26-vjeçarja, ndonëse pret të bëhet nënë për herë të parë, e ka provuar tashmë ndienjën e mëmësisë, pasi është njerka e djalit 9-vjeçar të Green, me aktoren Vanessa Marcil.

Në një intervistë të dhënë më parë gjatë javës, ndërsa shprehu emocionet e saj për fëmijën që mban brenda saj, Fox pranoi gjithashtu shqetësimin për kohën e gjatë që do t’i duhet për t’u rikthyer në formën e saj më të mirë fizike.

Top Channel