Jolie në Turqi: Më shumë për sirianët

14/09/2012 11:40

Aktorja hollivudiane, Angelina Jolie, shprehu mirënjohjen e saj ndaj Turqisë, ndërsa vizitoi kampet e refugjatëve sirianë në vend.

Udhëtimi i Jolie, një e dërguar e Agjensisë së Refugjatëve të OKB-së, erdhi ndërsa Ankaraja ka shprehur një shqetësim gjithmonë e më të madh për numrin e emigrantëve në tokën e saj.

Sipas parashikimeve, nëse largimi nga zonat në luftë në Siri do të vazhdojë, deri në fund të vitit kampet mund të strohojnë mbi 200 mijë persona.

”Të gjithë refugjatët që takova janë shumë shumë të prekur dhe të trishtuar për situatën në vendin e tyre dhe për të afërmit e miqtë që kanë lënë pas”, u shpreh aktorja në një konferencë për shtyp.

Ajo u shpreh se në një situatë të tillë, mirënjohja ndaj Turqisë është e pamjaftueshme dhe se të gjithë duhet të bashkohen dhe të bëjnë më shumë për të mbrojtur popullin sirian në këtë moment të vështirë të historisë së tij.

Top Channel