Jennifer Lopez: Askush nuk do të shkatërrojë familjen

14/09/2012 16:00

Jennifer Lopez, që kur u divorcua nga Marc Anthony, nuk ka folur për ish-bashkëshortin me të cilin ka dy fëmijë dhe 7 vite martesë, por më në fund këngëtarja dhe aktorja ka vendosur të zbulojë diçka tani që ka një histori me 26-vjeçarin Casper Smart.

“Askush nuk do të shkatërrojë një familje, kështu që divorci ka qenë shumë i vështirë për të dy ne”, deklaroi Lopez, e cila shtoi se ende beson tek dashuria pavarësisht tre martesave të dështuara, pa përmendur këtu edhe fejesën me aktorin Ben Affleck, i cili deklaroi se nuk dëshiron të dëgjojë më të flitet për Lopez.

Protagonisti i “Pearl Harbour”, në një intervistë për revistën “Details”, u shpreh se “viti 2003 ka qenë më i keqi i jetës sime, nuk më pëlqen që ta kujtoj atë periudhë”, duke iu referuar kohës kur ishte I lidhur me J-Lo.

Top Channel