Wilson, mometet e paharrueshme me të birin

13/09/2012 19:20

Është zakonisht detyra e prindërve që të ushqejnë fëmijët e tyre, por duket se i biri i Owen Wilson ndryshoi rol me babain e tij.

1-vjeçari Robert, ndryshe nga shumë të mitur të tjerë, jo vetem nuk bën naze në ushqim, por u fotografua gjithashtu duke ushqyer Owen.

Aktori i “Wedding Crashers”, nga ana e tij, duket se ka gjetur më në fund lumturinë e munguar në jetën e tij.

Wilson, i cili realizoi një tentativë vetvrasje pas ndarjes nga aktorja Kate Hudson, siç u shpreh në një intervistë të përpara disa ditësh, është duke përjetuar fazën më të bukur të jetës së tij.

Ndërkohë, në ditën e relaksit të Wilson përkrah familjes së tij, ishte i pranishëm edhe Vince Vaughn, miku i ngushtë dhe protagonisti tjetër kryesor i “Wedding Crashers”.

 

Top Channel