Tyson: Dua të jem pjesë e një muzikali

13/09/2012 13:20

Ish-kampioni i boksit Mike Tyson ka dëshirë të “këndojë e kërcejë” në një film muzikal.

46-vjeçari, i cili fitoi famë edhe jashtë fushës sportive pas kafshimit në vesh që i bëri kundërshtarit Evander Holyfield kur po ndesheshin në ring në vitin 1997, ka vendosur të nisë një karrierë të re për të argëtuar fansat e tij.

“Dua të këndoj dhe të kërcej nëpër muzikale. Nuk dua më të jem djali i keq, dua të jem i përgjegjshëm për veprimet e mia”, citon ‘The Sun’ ish-boksierin, i cili ka harxhuar të gjithë pasurinë e tij miliona dollarëshe me drogë dhe alkool.

Gjithsesi Tyson nënvizon se nuk iu fut boksit për para’: “Nuk më bëhej vonë për paratë. Doja vetëm lavdinë dhe ajo nuk blihet me para’. Isha boksieri më i mirë në botë dhe kjo kishte rëndësi.”

Mike Tyson ka bërë debutimin e tij si aktor në filmin ‘The Hangover’ në vitin 2009.

Top Channel