Swanapoel shkëlqen në Majemi

13/09/2012 19:55

Një prej modeleve më të vlerësuara në botë, 23-vjeçarja Candice Swanapoel tregoi edhe një herë më shumë përse konsiderohet si një prej femrave më tërheqëse në botë.

Afrikanojugorja u duk e papërmbajtshme në Majemi, Florida, në fotografimet e reja të kryera me veshjet e plazhit të “Victoria’s Secret”.

E veshur me ngjyrë rozë dhe të zezë, Swanapoel u pa disa herë me “iPhone” e saj në dorë, një mënyrë për të luftuar distancën me të dashurin e saj model, Herman Nicoli, i ndodhur në Paris.

Top Channel