Adriana Lima lind vajzën e dytë

13/09/2012 14:10

Adriana Lima, modelja e famshme e Victoria’s Secret, ka lindur vajzën e saj të dytë.

Braziliania 31-vjeçare, e martuar me basketbollistin Marko Jaric, ka edhe një vajzë 2-vjeçare.

“Marko dhe unë jemi shumë të gëzuar për shtimin e familjes sonë me një vajzë që quhet Sienna dhe Valentina është shumë e lumtur që është bërë me motër”, shkroi Lima në Twitter.

Bukuroshja, e cila është njohur me Jaric në vitin 2006 dhe është martuar me të në shkurt të vitit 2009, ka thënë se që kur është bërë nënë ka zbuluar se ekziston dashuria pa kushte.

“Gjithmonë pyesja veten nëse dashuria pa kushte ishte e vërtetë. Tani e di që është sepse e ndjej”, pati deklaruar modelja.

Top Channel