”Luftëtari” Chris Hemsworth

12/09/2012 12:05

Bëri për vete shumë femra kur në filmin e vitit 2011 interpretoi superheroin Thor dhe tashmë Chris Hemsworth është rikthyer sërish në sheshxhirim për pjesën e dytë të filmit mbi Perëndinë e Vetëtimave.

Aktori 29-vjeçar është fotografuar duke xhiruar skenat aksion të filmit në pyjet e Anglisë me çekiçin Mjolnir në dorë dhe përkrah aktores Jaimie Alexander, e cila interpreton luftëtaren Sif.

Gjithsesi, kur skenat bëhen të vështira, Chris i lë vendin në sheshxhirim dublantit.

Detajet e ‘Thor 2’ janë mbajtur të fshehta, por filmi do të përqendrohet sërish në marrëdhënien e vështirë mes Thor dhe vëllait të tij të adoptuar Loki.

Regjisori i filmit do të jetë Alan Taylor, regjisori i serialit Game Of Thrones. ‘Thor: The Dark World’ do të shfaqet për herë të parë në nëntor të vitit 2013.

Top Channel