Fillon xhirimi i ‘Hangover 3’

12/09/2012 10:45

Ka nisur xhirimi i ‘Hangover 3’, filmit të fundit të komedisë së famshme. Bradley Cooper, Justin Bartha, Zach Galifiankis dhe Ed Helms u panë në Pasadena të Kalifornisë duke u bërë gati për punë.

Shumë pak dihet për filmin e ardhshëm, por zërat janë se do të tregojë ndodhitë që kanë paraprirë dy filmat e parë.

Gjithsesi, vitin e kaluar, Zach Galifiankis zbuloi diçka në një intervistë për ‘Rolling Stone’ duke thënë se filmi do të përqendrohej në personazhin e tij, i cili arratiset nga një çmendinë me ndihmën e “Kopesë së Ujqërve”.

Regjisori i ‘Hangover 3’ do të jetë sërish Todd Phillips, i cili në mars deklaroi: “Jam shumë i emocionuar që do të punoj sërish me Bradley, Ed dhe Zach. Do të habisim shumë njerëz me pjesën e fundit të filmit. 

‘Hangover 3’ do të shfaqet për herë të parë në maj të vitit 2013.

Top Channel