Në 1-vjetorin e vrasjes së gjyqtarit Skerdilajd Konomi në Vlorë, katër deputetë të Partisë Socialiste kanë bërë vizitë në shtëpinë e 33-vjeçarit të ekzekutuar në mënyrë makabre.
Pandeli Majko, Fatmir Xhafa, Eltar Deda dhe Armando Subashi takuan familjarët e të ndjerit duke u shprehur ngushëllimet e tyre.
Pas vizitës, deputeti Pandeli Majko tha se gjykatësi u vra për pronat dhe se shpreh keqardhjen që vrasësit nuk janë zbuluar ende.
”Jemi këtu pas një viti, një gjyqtar dhe për më tepër një qytetar që kërkonte të drejtën e pronës nuk jeton dhe nuk ka përgjigje përse ju mor jeta në mes të Vlorës dhe cilat janë arsyet, prandaj jemi këtu për t’i provuar vetes, Partisë Demokratike dhe të tjerëve këtë heshtje të tmerrshme të drejtësisë shqiptare për këtë krim makabër”, deklaroi Majko.
Konomi u vra 1 vit më parë pasi makina e tij shperthu si pasojë e një sasie prej 500 gram tritol.
Pista më e fortë e hetimit ishte ajo e vrasjes për çështjen e pronave, për të cilat familja Konomi sapo kishte fituar një gjyq. Por, deri sot asnjë personi nuk i është adresuar akuza për vrasjen e gjyqtarit.
Top Channel