Vajza që bën Di Caprion të ndihet me fat

11/09/2012 16:25

I bërë i famshëm nëpërmjet një romance prekëse në rolin e tij si Jack në filim “Titanic”, Leonardo di Caprio është duke përjetuar një romancë po aq të bukur edhe në jetën e tij reale.

Pak javë më parë, aktori hollivudian përshkroi kohën që po kalon përkrah 23-vjeçares Erin Heatherton si një prej momenteve më të bukura të jetës së tij.

Në seancën e fundit të fotografive për llogari të “Victoria’s Secret”, modelja tregoi edhe një herë format e saj të mrekullueshme dhe përse Di Caprio e konsideron veten një njeri me shumë fat.

Top Channel