“The Voice”, së shpejti këngët e reja të finalistëve

11/09/2012 00:00

Shumë shpejt do të keni mundësinë të dëgjoni 4 këngët e reja singëll të finalistëve të ‘The Voice 1’.

“Enrika, Lundrimi, Marsela dhe Rina, do te pushtojne shume shpejt radiot dhe televizionet me 4 superkenge moderne qe ju sigurojme shume shpejt do te kthehen ne hite!Ky produksion mban marken e ‘Universal Music”, thuhet në faqen zyrtare në Facebook të ‘The Voice of Albania’.

Disa ditë më parë katër finalistët dhanë e ‘The Voice’
dhanë një intervistë për Top Channel në emisionin argëtues “Poke”, ku tregonin për jetën e tyre pas suksesit të arritur.

Ndërkohë vetëm javë na ndajnë nga fillimi i edicionit te dyte te talent shoë-t me te dashur per shqiptarët. Organizatorët nuk zbulojnë shumë detaje, por premtojnë se këtë vit do të ketë zëra dhe stile nga më të ndryshme dhe si gjithnjë do të ketë spektakël!

Top Channel