Jolie, mision humanitar në Jordani

11/09/2012 00:00

Angelina Jolie po zhvillon një mision humanitar në Jordani. Ajo ka
mbërritur në vendin arab për të vizituar refugjatët sirianë në veri të
vendit.

Aktorja amerikane, ambasadore e paqes e UNICEF, ka marrë me vete një donacion prej 800 mijë dollarësh, që do të shpenzohen për kampin e refugjatëve në Zatari.

Jolie në këtë vizitë është e shoqëruar nga komisioneri i lartë i OKB-së për Refugjatët, Antonio Gutierrez.

Jordania është vendi që ka pritur numrin më të lartë të refugjatëve sirianë të larguar nga vendi i tyre për shkak të luftës, rreth 140 mijë.

Top Channel