Venecia, cmim për filmin shqiptar

10/09/2012 23:45

Filmi shqiptaro-italian “Anija e ëmbël” ka fituar cmimin e kritikës për filmin më të mirë në Festivalin e 69-të të Venecias.

Në këtë film të realizuar në bashkëpunim edhe me DigitAlb tregohet historia e eksodit masiv në vitin 1991 me anijen “Vlora” të mbi 20 mijë shqiptarëve.

“Filmi “Nave dolce” ishte një propozim që u hodh nga Ilir Butka dy vite më parë me rastin e 20-vjetorit të eksodit të 1991-shit. Në harkun kohor të një viti të bëhej një film që të jepte një mesazh mbi këtë histori. Pas projeksionit të filmit media italiane u shpreh tejet pozitive për këtë vepër artistike. Mesazhi ishte që asnjëherë nuk duhet ta harrojmë turpërimin që i kemi bërë vetes dhe duhet ta shohim atë në sy pasi këtyre njerëzve ne duhet t’u kërkojmë falje publike. Pra është një “mea culpa” që edhe vetë italianët më në fund arritën ta bënin para atyre njerëzve, ëndrra e të cilëve quhej Itali në atë moment”, tha Genc Përmeti, producent.

Top Channel