Pogradec, ndahen cmimet e festivalit

10/09/2012 23:00

Mbrëmjet e Festivalit të Filmit Ballkanik dhe Kulinarisë janë mbyllur me ceremoninë e ndarjes së cmimeve.  Cmimin e filmit dokumentar më të mirë e fitoi filmi “Libri”, i realizuar nga dy regjisorët e rinj Elton Baxhaku dhe Eriona Cami.

Ndërsa filmi kosovar “Muri”, i Nasër Shatrolli u vlerësua me cmimin filmi i shkurtër më i mirë.

Për një javë në këtë festival u shfaqën filma me metrazh të shkurtër dhe dokumentarë nga Shqipëria, Kosova,  Bullgaria, Kroacia, Turqia, Rumania, Maqedonia, Serbia dhe Greqia.

Trofeu për fituesit ka qenë tepër i vecantë: një arkë kursimi prej qeramike e dhënë në mënyrë simbolike, nisur nga fakti se mbështetja financiare, sic thonë artistët, është e vështirë për t’u siguruar.

Mbrëmjes nuk i mungoi as cmimi i Kulinarisë të cilin e fitoi dreka greko-turke.

Top Channel