Lady Gaga, fustan nusërie për dalje me miqtë

10/09/2012 11:10

Lady Gaga njihet për guston e saj të çuditshme në zgjedhjet e veshjeve, por mbrëmjen e së dielës e ekzagjeroi kur u paraqit në një festë në Londër së bashku me Rihanna dhe Jay-Z e veshur me fustan nuseje.

Këngëtarja 26-vjeçare kishte nevojë për ndihmën e dikujt për t’i mbajtur bishtin e gjatë të fustanit të bardhë.

Pasi mbaroi festa, Lady Gaga u kthye në hotel ku vazhdoi “shfaqjen” e saj për fotografët. Ajo u ul në hyrjen e hotelit dhe u fotografua me një fans të veshur si John Lennon.

Top Channel